Trajnime

Ne organizojmë trajnime të ndryshme për t'u ardhur në ndihmë individëve të ndryshëm dhe kompanive për ngritjen e nivelit profesional të punonjësve të tyre.


Përmes këtyre trajnimeve synohet përmirësimi i shërbimit ndaj klientit, përmirësimi i komunikimit në marëdhëniet e punës. Ne mundohemi të trajnojmë stafin tuaj mbi teknikat e kontrollit dhe përmiësimit të sjelljes në bisedë, teknikat e negocimit dhe argumentimit.


Qëllimi ynë është të ndihmojmë në punën e përditshme dhe jo thjesht transmetimi i njohurive teorike. Prandaj, trajnimet i organizojmë në mënyrë të tillë që çdo kapitull teorik të shoqërohet në fund me ushtrime dhe raste për zgjidhje.
Sipas standarteve evropiane, aftësia për të komunikuar drejt dhe mire, vlerësohet njësoj si aftësitë e tjera profesionale.
Disa nga temat kryesore të trajnimeve janë:
•    Të referojmë me efektivitet
•    Të negocojmë , të diskutojmë, të argumentojmë
•    Biseda të sukseshme në shitje
•    Organizimi dhe zbatimi i suksesshëm i projekteve
•    Shfrytëzimi optimal i kohës së punës
•    Të zgjidhësh problem, të zhvillosh ide
•    Vendime kompentente, veprime me përgjegjësi
•    Zhvillimi dhe drejtimi i suksesshëm i ekipeve.
•    Zgjidhja e konfliktit në grup
•    Marketing për export, etj

Ne gjithashtu organizojmë edhe trajnime duke respektuar idete dhe nevojat  tuaja.
Na besoni trajnimin e stafit tuaj dhe ne ju garantojmë sukses në zhvillimin tuaj profesional.

 

 

Ne dhjetor 2013

ALBAPUNESIM ofron trajnimin "Aftësitë në Shitje"

Ky modul do t'ju ofrojë pjesëmarrësve njohuri dhe aftësi përmes ushtrimeve praktike, ligjeratave, demonstrimeve dhe shembujve praktik për të avancuar njohuritë duke zhvilluar qasje efektive në shitje.

Në se jeni të interesuar për të trajnuar stafin tuaj të shitjeve, me qëllim rritjen e aftësive në shitje, dhe kundrejt tarifave konkurruese, ju lutem mos hezitoni të na kontaktoni në adresën si më poshtë:

Qendra Condor, Parku i Autobuzave,

Tel: 0 44 807 167,

E-mail: Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa.

www.albapunesim.al

Komente (5)

  • Vizitor (Elona)

    lexova me kujdes faqen tuaj. komplimente per sherbimin e mire qe ofroni, shpresoj te gjej tek ju ate sherbim qe gjithmone kam enderruar, suksese!

  • Vizitor (Anisa)

    Pershendetje AlbaPunesim,
    Besoj do te jem nder te parat ne listat e aplikanteve tuaj. Sherbimet qe tregohen ne faqen tuaj duken ne nje nivel shume te larte, krahasuar me ate qe ofron tregu rendom. Suksese

  • Vizitor (klodjan)

    Tek portali juaj shoh shum profesionalizem mua me interesonte pjesa e trajnimit mund te ma shpjegoni ne e-mail se si funksionon . Ju faleminderit

  • Vizitor (Roland)

    nje faqe me ide paktike dhe konkrete. Suksese

  • Vizitor (Erjola)

    Web site i qarte, profesional.

    komplimente!

Shkruaj komentin tend

0

Te rejat e fundit

Karriera

Newsletter