Rreth Nesh

ALBAPUNESIM është një agjenci punësimi, e cila ofron një gamë të gjerë shërbimesh të kësaj fushe..

Ne përdorim pozicionin tonë për të kontribuar në fushën e biznesit, me anë të evidentimit të burimeve njerëzore me aftësitë e duhura për t'ju përgjigjur nevojave të bizneseve, duke u siguruar që të funksionojmë si një agjenci me etikë të shëndoshë dhe të përgjegjshëm në punën tonë.

Ne punojmë për rekrutime të një fushe të gjerë, kudo ka nevojë tregu, duke siguruar kantidatë deri në nivelin më të lartë menaxherial. Klientët tanë janë kompani të profileve të ndryshëm, të cilat variojnë nga bizneset e shërbimeve, kompanitë prodhuese, bisneset e mëdha me shumë punonjës, investitorë të huaj, etj.

Suksesi ynë bazohet në një ekip me përvojë shumëvjecare në fushën e burimeve njerëzore, evidentimin e nevojave të klientit, punën e palodhur për të mundësuar plotësimin e këtyre nevojave dhe shërbim perfekt.

Avantazhet tona janë:

  • Eksperienca profesionale e konsulentëve tanë – eksperience kjo e fituar në biznese të llojeve të ndryshme. Kjo përvojë është shumë e rëndësishme për të kuptuar nevojat e klientëve dhe për një vlerësim të saktë të kandidatëve.
  • Një rrjet i gjerë kontaktesh në fusha të ndryshme të biznesit.
  • Research sistematik, duke evidentuar nevojat e klientëve tanë dhe një database e pasur me kandidatë.
  • Aplikimi i metodave kreative dhe teknologjive të avancuara në punën tonë të përditshme.
  • Ne punojmë duke respektuar konfidencialitetin e klientëve dhe kantidatëve tanë.
  • Ne respektojme etikën dhe vlerat morale, idetë e çdo pjesëtari të stafit tonë duke synuar të jemi një agjenci shërbimi e standarteve më të larta bashkëkohore.

Te rejat e fundit

Karriera

Newsletter