Pergatitje CV & Cover Leter

CV-ja  & Cover Leter jane  mjete marketingu dhe gjithashtu prezantimi juaj i pare me punedhenesin.
Nje CV & Cover Leter  te pergatitura   mire per nje punedhenes mund te mos jene  te duhura per punedhenesin tjeter.


Per te bere te mundur qe ju te shtoni shanset para intervistuesit  qe do te vleresoje CV-ne tuaj, ne do tju ndihmojme qe se pari te njihni mire kerkesat e intervistuesit dhe ti pershtasni sa me mire aftesite tuaja me kerkesat e tij. Per te aritur kete ne studiojme se cili eshte aktiviteti i kompanise se intervistuesit dhe kush jane sfidat aktuale që po përballet kompania.
Ne rast te kundert CV-ja juaj mund te perfundoje ne sirtar dhe te mos mare shanset e duhura per vleresim.

Ne pergjithesi, nje CV formale nuk ka shanse të jetë e mirë-pranuar nga disa kompani sepse cdo kompani ka profilin e saj. Adaptimi i CV-se me kerkesat dhe gjuhen e perdorur  nga kompania është gjithashtu i rëndësishëm. Ju duhet te tregoni se do te pershtateni shpejt me kulturen e kompanise.
Cover Leter eshte gjithashtu nje pjese e rëndësishme e aplikimit, edhe pse shumica e kandidateve shpenzojne me pak kohe per pergatitjen e saj.
Nje rekrutues qe  ka dhjetera  CV me mendje  mund tju diferencoje nga te tjeret vetem me ane te leximit te nje Cover Leter e cila do ti krijoje pershtypje pozitive .

Drejteshkrimi dhe gramatika jane shume te rendesihsme ne hartimin e nje CV-je & Cover Leter. Askush nuk do ta mare seriozisht nje kandidat i cili ben gabime drejteshkrimore. Prandaj eshte e rendesishme qe te kontrollohet CV-ja & Cover Leter  juaj para se te dergohet.

Struktura e saktë ka shume rendesi. Ajo nuk duhet të jetë rreptësisht kronologjike: vendosjen e puneve  të fundit ne krye por mund te pershtatet duke vene ne krye ,përvojën më të rëndësishme dhe qe perputhet me shume me profilin e koimpanise ne te cilen po aplikoni.

Rritja e konkurrencës për punë dhe frustrimi ne kërkimin e punës mund të nxise shume kandidatë qe te  "zbukurojne " CV e tyre.  Kujdes! Rekrutuesit nuk janë të verbër për këtë.
 Ne  theksojnë se CV –ja & Cover Leter jane  pashaporta juaj per interviste ,gjate te se ciles ju duhet te  jeni  gati për t'iu përgjigjur pyetjeve, rreth  çdo fakti  që është përfshirë në CV –ne tuaj. Cdo ekzagjerim ve në rrezik vetë kandidatin.
Është në interesin tuaj për të fituar një punë që i përshtatet aftësive dhe interesave tuaja, në mënyrë që të jeni një kandidat i besueshëm dhe i suksesshem kur te punesoheni.

Besojini pergatitjen e CV-s & Cover Leter  tuaj, stafit tone, duke rritur ne kete menyre shanset tuaja per punesim....

Karriera

Newsletter