Shef Finance ( kontabël I miratuar ) (F/M)

ALBA PUNËSIM është një agjensi private punësimi, e cila ka si aktivitet të saj: ndërrmjetësimin në tregun e punës. Ne përdorim profesionalizmin tonë në fushën e burimeve njerëzore për t'ju përgjigjur nevojave të klientëve, duke u siguruar kandidatët më të mirë në tregun e punës dhe kandidatëve duke ju ofruar mundësi punësimi.

Për një klientin tonë, i cili është një kompani shqipëtare që ka si aktivitet të saj ofrimin e shërbimeve në fushën e sporteve online, jemi duke kërkuar:

Shef Finance ( kontabël I miratuar ) (F/M)

-          Funksionet Bazë dhe qëllimi  I përgjegjësive:

 

Te kontrolloje dhe te manaxhoje  sistemin kontabel te shoqerise, per realizimin e performaces se kompanise sipas objektivat qe jane vendosur nga Drejtimi i Larte Manaxherial.

Kërkesat  për pozicionin:  

·         Duhet te kete mbaruar arsimin e larte ekonomike.

·         Duhet te kete mbi 5 vjet eksperience ne finance .

·         Duhet te njohe shume mire legjislacionin fiskal.

·         Duhet te njohe Standartet Nderkombetare te Kontabilitetit dhe të jetë kontanël i miratuar

·         Duhet te kete aftesi shume te mire ne programe financiare si dhe ne Microsoft Office.

·         Te kete njohuri shumë te mira te gjuhes Angleze ose Italiane

·         Te kete aftesi te shkelqyera negocimi dhe komunikuese

Detyrat kryesore:

·         Kontroll i te gjithe sistemit te kontabilitetit te kompanise

·         Kontrolli te gjithe veprimeve kontabel

·         Regjistrimi i statemant bankar brenda afateve te caktuara, pergatitja e ditarit bashkelidhur dokumentacionet perkates  dergimi MD-se nje here ne jave per firmosje.

·         Rakordim furnitoresh , kryerja e pagesave brenda afateve te pacaktuara ne kontratat e furnizimeve.

·         Kontroll ditore i derdhjeve dhe pagesave ne banke , raportimi i levizjeve monetare cdo dite.

·         Kontroll i llogaritjes se TVSH dhe takes doganore per cdo furnizim nga jashte.

·         Raportimet on-line liber blerje /shitje , deklarim FDP-te e TVSH-se , Sig shoq &shend ne Drejtorine Rajonale Tatimore sipas deadline-ve te percaktuara ne ligjin ne fuqi.

·         Mbyllja e bilancit per dorezim tek organet tatimore dhe dorezimi i tij perpara afatit perfundimtar dhe kryerja e veprimeve perfundimtare qe i takon nje Eksperti Kontabel.

·         Mban pergjegjesi per cdo shkelje per shkak te pakujdesise ne dokumentacion nga moszbatimi i drejte i legjislacionit ne fuqi.

·         Ndjekjen e pagesave dhe detyrimeve financiare ndaj institucioneve shteterore.

·         Të përgatisë dhe te hartoje buxhetin vjetor financiar, duke marre ne konsiderate buxhetet e pergatitur nga manaxheret e departamenteve.

·         Monitorimin dhe mbajtja nen kontroll me buxhetin te shpenzimeve qe te mos kete devijanca.

·         Pergatit brenda dates 10 te muajit pasardhes cash floë mujor dhe mer miratimin per zbatim.

·         Pergatit pasqyrat financiare, bilanc, p&l, cash floë, levizjen e kapitalit, palet e lidhura sipas formatit dhe deadline-ve te percaktuar nga MD-ja

 

Nëse jeni të interesuar për këtë pozicion,  ju lutem dërgoni cv-në tuaj me foto në gjuhën angleze ne adresën:  Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa.

Ju lutem shënoni tek subjekti:Shef Finance ( kontabël I miratuar ) (F/M)

 

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen per interviste.

Te rejat e fundit

Karriera

Newsletter