Inxhiniere Ndertimi ne zyre ( F )

ALBA PUNËSIM është një agjensi private punësimi, e cila ka si aktivitet të saj: ndërrmjetësimin në tregun e punës. Ne përdorim profesionalizmin tonë në fushën e burimeve njerëzore për t'ju përgjigjur nevojave të klientëve, duke u siguruar kandidatët më të mirë në tregun e punës dhe kandidatëve duke ju ofruar mundësi punësimi.

Për një klientin tonë, i cili është një kompani shqipëtare që ka si aktivitet të saj fushën e ndërtimit, jemi duke kërkuar:

-         Inxhiniere  Ndertimi ne zyre  ( F )


Kërkesat  për pozicionin:

Edukim i lartë në Degën Inxhinieri Ndërtim

- Minimumi 4 vjet eksperiencë pune si Inxhiniere

- Gjuhë të Huaja, Anglisht ne nivel shume te mire ( e detyrueshme )

- Njohuri kompjuterike, Microsoft office, Autocad, Programe profesionale 

 

Aftësitë: I referohen një grupi cilësish dhe kualifikimesh që Punëmarrësi duhet të ketë për tu konsideruar kandidat potencial për pozicionin respektiv të punës. Një Inxhinier ndertimi duhet të gëzojë aftësitë e mëposhtme:

• Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe negociuese

• Aftësi për të kryer një sërë detyrash në terren pa mbikqyrjen e eprorëve

• Aftësi të shkëlqyera për të krijuar dhe mbajtur komunikim korrekt dhe të përditshëm me administratën dhe eprorët

• Aftësi të shkëlqyera të përdorimit të e­mail 

• Shkathtësi, informacion, efiçiencë maksimale, vëmendje në detaje, profesionalizëm

• Aftësi në kryerjen e disa proçedurave njëkohësisht

• Aftësia për të menduar në mënyrë metodike, për të hartuar, planifikuar dhe menaxhuar projekte

• Aftësia për të ruajtur një pasqyrë të plotë të projekteve duke përfshirë detaje teknike

• Aftësi negociuese, mbikëqyrëse dhe drejtuese në kombinuar me aftësinë për të deleguar detyra

 

Detyrat kryesore:

Përgjegjësitë: I referohen funksioneve kryesore të Inxhinierit te ndertimit dhe listohen si më poshtë:

• Ing. ndertimit ndërmerr studime teknike dhe të fizibilitetit 

• Ing. ndertimit përdor një gamë të paketave kompjuterike për zhvillimin dhe hartimin e hollësishëm të projekteve në ndërtim, duke perfshire ketu mbi te gjitha pergatitjen e dokumentacionit

• Ing. ndertimit krijon ndërlidhje me klientë të shumëllojshëm duke përfshirë këtu profesionistë të fushës së tij/saj dhe të fushave të tjera duke përfshirë arkitektë dhe nënkontraktorë

• Parashtron zgjidhjen e projektimit dhe zhvillimit të problemeve 

• Kujdeset për menaxhimin e buxhetit dhe për burimet e projektit

• Ing. ndertimit kujdeset dhe sigurohet që projekti është në përputhje me kërkesat ligjore 

 

Nëse jeni të interesuar për këtë pozicion,  ju lutem dërgoni cv-në tuaj me foto ne adresën:  Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa.

Ju lutem shënoni tek subjekti:Inxhiniere Ndertimi ne zyre  ( F ) 

 

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen per interviste.

Te rejat e fundit

Karriera

Newsletter