Agjente Marketingu ( Shitje ) në terren ( F )

ALBA PUNËSIM është një agjensi private punësimi, e cila ka si aktivitet të saj: ndërmjetësimin në tregun e punës.
Ne përdorim profesionalizmin tonë në fushën e burimeve njerëzore për t'ju përgjigjur nevojave të klientëve, duke u siguruar kandidatët më të mirë në tregun e punës dhe kandidatëve duke ju ofruar mundësi punësimi.


Për një klientin tonë, një kompani shqiptare që ka si aktivitet të saj ofrimin e shërbimeve të internetit dhe telefonisë, jemi duke kërkuar:


Agjente Marketingu ( Shitje ) në terren ( F )


Kërkesat për pozicionin:

1. Të kenë mbaruar arsimin e lartë ( preferohet menaxhim, marketing) dhe preferohet me eksperience në këto profile.
2. Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe shitese
3. Njohuri të mira të gjuhës angleze ose italiane
4. Aftësi negociuese
5. Njohuri shumë të mira të paketës Windows Office Package (Word, Excel, Power Point)
6. Te disponojë leje drejtimi të kategorisë B
7. Mosha të jetë mbi 25 vjec


Detyrat kryesore:


1. Të prezantojë dhe shesë shërbimet e kompanisë klientëve të rinj dhe atyre ekzistues.
2. Të arrijë objektivat mujore të përcaktuara nga kompania
3. Të zbatojë politikat, drejtimet dhe procedurat e kompanisë.
4. Të identifikojë dhe zgjidhë në kohë shqetësimet e klientëve.
5. Të mbajë marrëdhënie të rregullta me klientët.
6. Të bashkëpunojë me departamentet përkatëse deri në zgjidhjen e cdo problemi/kërkese nga klientët.


Kompania ofron:


1- Kontratë të rregullt pune
2- Numër telefoni me kontratë.
3- Automjet në dispozicion të përditshëm.
4- Trajnim fillestar dhe të vazhdueshëm mbi produktet dhe strategjitë e shitjeve/marketingut

Paga: 40.000 lek neto + bonuse dhe perqindje mbi kontratat


Nëse jeni të interesuar për këtë pozicion, ju lutem dërgoni cv-në tuaj me foto ne adresën:
Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa. .
Ju lutem shënoni tek subjekti: Agjente Marketingu ( Shitje ) në terren ( F )
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen per interviste.     

Te rejat e fundit

Karriera

Newsletter