* Arkitekt Interier në fushën e mobilieve dhe hidrosanitareve ( M )

ALBA PUNËSIM është një agjensi private punësimi, e cila ka si aktivitet të saj: ndërrmjetësimin në tregun e punës. Ne përdorim profesionalizmin tonë në fushën e burimeve njerëzore për t'ju përgjigjur nevojave të klientëve, duke u siguruar kandidatët më të mirë në tregun e punës dhe kandidatëve duke ju ofruar mundësi punësimi.


Për një klientin tonë,e cila është një kompani shqiptare që ka si aktivitet të saj prodhimin dhe distributimin e mobilieve dhe hidrosanitareve, jemi duke kërkuar:


* Arkitekt në fushën e mobilieve dhe hidrosanitareve ( M )


Kërkesat për pozicionin:

1. Të kenë mbaruar arsimin e lartë ( ne degen e Arkitektures)
2. Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese
3. Minimumi 2 vjet eksperiencë pune si Arkitekt Interior Design
4. Përbën avantazh nëse kandidati ka punuar në Interior në fushën e mobilieve dhe hidrosanitareve
5. Gjuhë të Huaja, Anglisht në nivel të mirë
6. I aftë për të krijuar raporte profesionale me klientët dhe bashkëpuntorët.
7. Të ketë njohuri të avancuara në Autodesk AutoCAD, 3ds Max, Visual Studio 3D.
8. Njohuri kompjuterike, Microsoft office, Autocad, Programe profesionale
9. Leje drejtimi: kategoria B

Detyrat kryesore:


1. Të prezantojë idetë e veta në lidhje me projektimin dhe designit tek klientat e kompanisë.
2. Të zbatojë politikat, drejtimet dhe procedurat e kompanisë.
3. Të identifikojë dhe zgjidhë në kohë shqetësimet e klientëve.
4. Të mbajë marrëdhënie të rregullta me klientët.


Nëse jeni të interesuar për këtë pozicion, ju lutem dërgoni cv-në tuaj me foto ne adresën: Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa. .
Ju lutem shënoni tek subjekti: Arkitekt interior në fushën e mobilieve dhe hidrosanitareve ( M )
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen per interviste.     

Te rejat e fundit

Karriera

Newsletter